Dita e Planetit Tokë – demonstrim për mbrojtjen e mjedisit jetësor

Dita e Tokës është një ngjarje vjetore që festohet në të gjithë botën më 22 prill për të demonstruar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit. Dita e Tokës për herë të parë është festuar në vitin 1970, ndërsa tani përfshin ngjarje të koordinuara globalisht nga Rrjeti i Ditës së Tokës, transmeton Portalb.mk.

Në Ditën e Tokës 2016, Marrëveshja e Parisit u nënshkrua nga Shtetet e Bashkuara, Kina dhe rreth 120 vende të tjera. Ky nënshkrim plotësoi një kërkesë kryesore për hyrjen në fuqi të draft traktatit historik të mbrojtjes së klimës, të miratuar me konsensusin e 195 vendeve të pranishëm në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike në vitin 2015, në Paris.

Në vitin 1969 në një Konferencë të UNESCO-s në San Francisko, aktivisti i paqes John McConnell propozoi një ditë për të nderuar Tokën dhe konceptin e paqes, që së pari herë do të festohet më 21 mars 1970, ditën e parë të pranverës në hemisferën veriore.

Për këtë ditë, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dërgoi mesazh dhe ftoi të gjithë institucionet, komunitetin e biznesit, organizatat dhe lëvizjet e shoqërisë civile, çdo individ  të veprojnë  bashkë tani!

“Ky është momenti për të ndryshuar klimën e biznesit, klimën politike dhe mënyrat në të cilat ne marrim veprime dhe përgjegjësi për klimën. Tani është koha për guxim të palëkundur për të ruajtur dhe mbrojtur shëndetin tonë, familjet tona, jetesën tonë … së bashku, ne duhet të investojmë në planetin tonë sepse një e ardhme e gjelbër është një e ardhme e begatë”, thuhet në kumtesën e MMJPH.  

Më tej thuhet se ne duhet të veprojmë dhe të përfshihemi të gjithë – koha është për partneritet për planetin.

“Dhe përderisa ka ende kohë për të zgjidhur krizën klimatike, është koha për të zgjedhur një të ardhme të begatë dhe të qëndrueshme dhe është koha për të rinovuar natyrën dhe për të ndërtuar një planet të shëndetshëm për fëmijët tanë dhe fëmijët e tyre. Koha është e shkurtër”, thuhet në njoftimin e MMJPH. 

Shqetësimi publik rreth mjedisit është rritur ndjeshëm që me fillimin e kësaj tradite, festimi për herë të parë i Ditës së Tokës çoi në krijimin e Agjensisë së Mbrojtjes së Mjedisit të Shteteve të Bashkuara si edhe akteve për Ajër të Pastër, Ujë të Pastër dhe Speciet e rrezikuara. Cilësia e mjedisit është e lidhur ngushtë me gjendjen tonë shëndetësore, duke pasur një marrëdhënie reciproke.

Ndryshe, disa nga idetë e mira për të ruajtur mjedisin mund të jenë përdorimi i biçikletës ose transporti publik në vend të makinës, përdorimi i qeseve të riciklueshme, reduktimi i përdormit të energjisë elektrike si edhe mbjellja e sa më shumë pemëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button