Parlamenti britanik e akuzoi për krime lufte gazetarin që thoshte se UÇK është një organizatë terroriste

Gazetari britanik, Graham Phillips, është akuzuar për krime të mundshme lufte nga parlamenti i Britanisë së Madhe, pasi intervistoi një ushtar britanik të kapur nga ushtria ruse.

Kryeministri Boris Johnson u tha deputetëve se ishte i shqetësuar nga “mesazhet propagandistike” të Phillips, që shfaqnin Aiden Aslin, një shtetas britanik që ka kaluar katër vitet e fundit duke jetuar në Ukrainë dhe duke shërbyer me forcat e armatosura të vendit.

Philips po ashtu ishte kryetemë edhe në Kosovë, pasi në vitin 2019 xhironte video nëpër rrugët e Prishtinës, duke e quajtur UÇK-në një ‘organizatë terroriste’, dhe duke thënë se ‘Kosova është një shtet i rremë, i udhëhequr nga terroristë dhe kriminelë lufte’, duke iu referuar ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Deputeti në parlamentin britanik, Robert Jenrick , tha se videoja e Phillips tregonte ushtarin “të prangosur, të plagosur fizikisht dhe duke u intervistuar nën presion për qëllime propagande”. Ai tha se ishte një shkelje e konventave të Gjenevës për trajtimin e të burgosurve të luftës dhe se “intervistuesi Graham Phillips është në rrezik të ndjekjes penale për krime lufte”.

Aslin u kap nga forcat ruse teksa mbronte qytetin e rrethuar të Mariupolit, megjithëse mbetet e paqartë se si përfundoi duke u intervistuar nga Phillips, shkruan Guardian, përcjell Klankosova.tv.

Phillips ka qenë prej kohësh një zëdhënës i favorizuar për qeveritë separatiste pro-ruse në rajonin e Donbasit. Ai ka marrë medalje nga shteti rus për raportimin e tij dhe ka ndjekur linjën ruse, duke sugjeruar javët e fundit se Ukraina drejtohet nga nazistët dhe se masakra e ukrainasve në Bucha ishte e inskenuar.

YouTube deri më tani ka refuzuar të fshijë videot e Phillips, pavarësisht thirrjeve nga politikanët për t’ia bllokuar kanalin.

Phillips është shpallur i padëshirueshëm në Republikën e Kosovës.

Më poshtë mund të ndiqni raportimet e Klan Kosova për gazetarin që fliste kundër Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button