Paga mesatare në Maqedoninë e Veriut shënoi rritje për 6.8 përqind, por akoma është nën 500 euro

Në Maqedoninë e Veriut, rroga mesatare neto gjatë muajit shkurt të këtij viti është 29 839 denarë, përkundër rritjes për 6.8 përqind në krahasim me shkurtin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Veprimtaritë të tjera shërbimi (13.2%), Akmodimi dhe shërbimi ushqimor (13.1%) dhe Veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike (11.6%)”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave, ndërsa rroga më e madhe mesatare është regjistruar në sektorin për Programim kompjuterik.

Ndërkohë është regjistruar ulje e rrogës mesatare mujore në Minierat dhe guroret (7.5%), Bujqësia, pylltaria dhe peshkimi (5.9%) dhe Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër te kondicionuar (5.3%).

Në këtë muaj, rroga mesatare mujore bruto është 44 531 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button