Filloi realizimi i projektit për rifunksionalizimin e sallës së sportit “Partizan” në Karposh

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, dhe kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, morën pjesë në përurimin e punimeve për rifunksionalizimin e sallës së sportit “Partizan” në Karposh, transmeton Portalb.mk.

“Salla Sportive Partizan do të jetë sërish gati për t’u mbushur me sportistë, spektatorë dhe gara! Kemi nderin që sot të gjithë ne jemi dëshmitarë të ringjalljes të një objekti shumë të rëndësishëm për sportin e Maqedonisë, i cili qëndroi në këmbë pas tërmetit me ndihmën financiare të qeverisë franceze”, deklarojnë nga Agjencia për rini dhe sport.

Drejtori i Agjencisë, Naumçe Mojsovski, vlerësoi që kjo sallë meriton të shkëlqejë, si dikur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button