fbpx

Gjyqi i ka konfiskuar Gruevskit të gjitha banesat dhe parcelat, anashkaloi vetëm dy në emër të nënës

Përveç dënimit me burg prej 7 vjetëve në lëndën “Parcelat në Vodno”, Gjyqi sot i ka konfiskuar të gjithë pronat e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili tani është në Hungari si refugjat, transmeton Portalb.mk.

Përveç dy banesave të nënës së tij, te Gruevski tashmë janë konfiskuar të gjitha pronat, si dhe pronën e njërës parcelë të blerë nga Irina dhe Sergej Samsonenko. Kjo pronë ishte pjesë e rastit gjyqësor.

Në listën e pronave të konfiskuara janë edhe pronat e tij në Vodno. Sipas prokurores Lile Stefanova, vlera e të gjithë pronave arrin deri tri milionë euro.

Ndryshe, sot është shpallur aktgjykimi për rastin “Parcelat në Vodno. Sipas vendimit të Gjykatës të gjithë të akuzuarit u shpallën fajtorë. Ish kryeministri Nikolla Gruevski është dënuar me 7 vjet burg, ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov u dënua me 1 vjet e 3 muaj burg, biznesmeni Orce Kamçev u dënua me 1 vjet burg, Risto Novaçevski është dënuar me 2 vjet burg me kusht dhe Nenad Josifoviq u dënua me 2 vjet burg me kusht.

Ndërkohë, prona e ish-shefit të DSK-së Sasho Mijalkov mbetet e ngrirë. Gjykata Penale e Shkupit la në fuqi vendimin për ndalimin e tjetërsimit të banesave dhe hotel Marriott në vlerë miliona euro. Ky vendim sqaron se ekziston dyshim i bayuar se e njëjta pronë buron nga veprat penale, ndërsa iu ndalohet edhe personave juridikë që të disponojnë me aksionet e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button