RMV, vaksinimi i fëmijëve për fruthin, rubeolën dhe shytat nën 70%, autoritetet: Prindërit të mos bien pre e dezinformatave

Vaksinimi i fëmijëve me vaksinën MRP kundër fruthit, rubeolës dhe shytave është larg përqindjes së nevojshme (95%) për arritjen e imunitetit kolektiv dhe mbrojtjes së popullatës nga paraqitja e epidemisë, tha ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, në konferencë për shtyp me rastin e Javës Evropiane për Imunizim. Për vitin 2020 është vërejtur mbulim i ulët i fëmijëve me vaksinë MRP edhe atë, 63% me dozën e parë për fëmijët deri në 12 muaj dhe 68.5% me dozë të dytë për fëmijët deri në 6 vjet, njofton Portalb.mk.

Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet që kryejnë vaksinim kanë arritur që vjet ta rritin përqindjen në 70.4% për dozën e parë dhe 80.4% për dozën e dytë, por edhe këta numra janë larg nga mbulimi i nevojshëm. Në vitin 2020, në disa komuna është evidentuar mbulim i ulët nën 50%, a në vitin 2021, përqindje aq të ulët kishte vetëm në Kumanovë. Në vitin 2021, më së shumti të vaksinuar me dozë të parë të MRP-së ka në Prilep (98%), pastaj në Koçan dhe qytete tjera.

Që të përmirësohet situata, Ministria bashkë me UNICEF-in dhe Zyrën e OBSH-së në Shkup kanë filluar fushatë për imunizim të rregullt.

“Bashkë me Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor dhe shtëpitë shëndetësore fillojmë me aktivitete për përforcimin e punës në terren për thirrje të fëmijëve që nuk janë vaksinuar. Është parashikuar që  prindërve të fëmijëve të pavaksinuar t’u dërgohet sms-porosi të unifikuar”, tha ministri Sali.

Ai shtoi se vaksinat janë kualitative dhe bëri thirrje që të mos prishet tradita shumëvjeçare e vaksinimit të suksesshëm në vend.

Përfaqësuesja e UNICE-fit Patricija Di Xhovani tha se nuk ka asnjë lidhje paraqitja e autizimit me vaksinimin dhe i ftoi prindërit të mos bien pre e dezinformatave.

“Absolutisht nuk ka asnjë gazë shkencore të vlerësimit se vaksinimi dhe autizmi janë të lidhura. Edhe UNICEF edhe organizatat tjera ndërkombëtare kanë harxhuar shumë para për të zbuluar lidhje eventuale dhe nuk ka lidhje të tillë Apeloj deri te të gjithë prindërit të mos bëhen viktimë e informatave të rrejshme nëpër rrjete sociale. Mos bini pre e dezinformatave, kjo ka ndodhur edhe gjatë kohës së pandemisë me COVID-19”, theksoi Di Xhovani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button