RMV, nesër fillojnë aktivitetet përgatitore për trajnimin ushtarak “Swift Response 22”

Armata e Maqedonisë së Veriut informon që prej nesër fillojnë aktivitetet të cilat kanë të bëjmë me arritjen e personelit dhe mjetet e nevojshme materiale për trajnimin “Swift Response 22”, njofton Portalb.mk.

“Gjatë ditës së nesërme fillon transporti fillestar i madh i mjeteve të nevojshme materiale ushtarake nëpërmjet transportit rrugor dhe ajror, të cilat do të zhvillohen në mënyrë periodike prej deri në mbarimin e trajnimit më 31 maj.

“Trajnimi “Swift Response 22” është në kuadër të fushatës së trajnimit “DEFENDER EUROPE 22” të cilat rregullisht kryhen çdo vit në tokën evropiane dhe janë nën organizim të komandës së forcave të armatosura të SHBA-së për Evropë dhe Afrikë “USAREUR-AF”. Një pjesë e procesit planifikues për trajnimin “Swift Response 22”, i cili është zhvilluar në vitin 2021, është bërë edhe në shtetin tonë. Ky deri tani është trajnimi më i madh multinacional që mbahet në Maqedoninë e Veriut”, thonë nga Armata e RMV-së.

Trajnimi përbëhet nga aktivitetet në hapësirën ajrore të desantëve parashutistë dhe aktivitete në terren të më shumë se 4.000 ushtarëve nga armatat e tetë shteteve të NATO-s (SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia, Greqia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button