Gjykata Penale la në fuqi vendimin, prona e Sasho Mijalkovit mbetet e ngrirë

Prona e ish-shefit të DSK-së Sasho Mijalkov mbetet e ngrirë. Gjykata Penale e Shkupit la në fuqi vendimin për ndalimin e tjetërsimit të banesave dhe hotel Marriott në vlerë miliona euro. Ky vendim sqaron se ekziston dyshim i bayuar se e njëjta pronë buron nga veprat penale, ndërsa iu ndalohet edhe personave juridikë që të disponojnë me aksionet e tyre, transmeton Portalb.mk.

Pasuria e Mijalkovit u sekuestrua si pjesë e hetimit “Perandoria”.

Ditë më parë, Prokuroria Themelore Publike në Shkup kishte parashtruar gjashtë kërkesa në lidhje me sekuestrimin e pasurisë së përfshirë në lëndën “Perandoria”.

Pasuria e përfshirë në këtë lëndë u kërkua të ngrihet përkohësisht, pasi ishin plotësuar kërkesat sipas prokurorit të lëndës. Në lidhje me ngrirjen e këtyre pronave, janë njoftuar Regjistrimi Qendror dhe Agjencia për kadastër të patundshmërisë.

“Kërkesa vjen si rezultat i dyshimeve të bazuara se pasuria rrjedh nga vepra penale dhe deri në kryerjen e procedurës penale, do të jetë e sekuestruar ose do të pamundësohet shfrytëzimi i saj”, deklaruan nga Prokuroria.

Në bazë të rezultateve, Prokuroria vlerësoi që kjo pronë ishte bartur deri te personi i tretë me qëllim që të fshehët pronari i vërtetë.

Në rastin “Perandoria” të dyshuar janë Jordan Kamçev, Sasho Mijallkov, Nenad Josifoviq, Cvetan Pandeleski, Ratka Kunoska – Kamçeva, Hristina Kamçeva – Stojçeska, Zorica Arsovski, Liljana Gajdovska, Vlladisllav Stajkoviq, Todor Mirçevski, Dejan Janev, Vançe Mijallçec dhe Jovançe Taskovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button