RMV, 86 të infektuar dhe 105 të shëruar nga kovid-19
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut publikoi të dhënat për virusin korona në vend brenda 24 orëve të fundit, transmeton Portalb.mk.
Të dhënat janë si vijon:
- Raste të reja: 86
- Riinfektime: 9
- Të vdekur në 24 orët e fundit: 1
- Të vdekur të raportuar nga Termini im: /
- Të shëruar: 105
- Testime: 2.359
Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 782. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri dhe Prilepi.
Nga fillimi i pandemisë:
- Të infektuar: 308.964
- Të shëruar: 298.916
- Të vdekur: 9.266
- Testime: 2.003.269
Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/