Kreu i LSM-së: Nedelkov duhet tu tregonte grevistëve se çfarë do të ndodhë dhe cilat janë të drejtat

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Darko Dimovski,  i ftuar në emisionin “Utrinski brifing“, duke komentuar grevën e SASHK-ut në shkolla dhe kopshte, tha se Jakim Nedelkov është dashur t’ua thotë të vërtetën deri në fund grevistëve, transmeton Portalb.mk.

Sipas tij, nuk është e vërtetë ajo që thotë SASHK-u se janë shkelur të drejtat pasi Ligji për pagën minimale parasheh harmonizim të pagave brenda gjashtë muajve.

“Ne SAShK-ut i kemi dhënë mbështetje të parezervë, por kështu ishte deri dje. Dje nuk më ka pëlqyer fjalimi i kryetarit të SAShK-ut, Jakim Nedelkov, pasi konsideroj se ai duhej ta thoshte të vërtetën deri në fund dhe kur i prin njerëzve në grevë, e kam fjalën për edukatorët, duhej t’u thoshte çfarë do të ndodhë nëse futen në grevë dhe cilat janë rregullat e lojës gjatë një greve. SASHK-u i udhëhequr nga Jakim Nedelkov organizon grevën në bazë të rritjes së pagës minimale, gjegjësisht harmonizimin e saj. Nëse SASHK grevon sipas ligjit dhe nëse i shkelen të drejtat me ligj, nuk është kështu. Ligji thotë – ka gjashtë muaj kohë, sipas nenit të Ligjit për pagën minimale, që Qeveria dhe punëdhënësi ta harmonizojnë pagën minimale ose ta rrisin gradualisht. Kështu kemi rënë dakord me marrëveshje kolektive. Nevoja që ndryshimi të ndodhë sa më shpejt është e nevojshme tani dhe menjëherë dhe për këtë ne u kemi dhënë mbështetje”, tha Dimovski në “Utrinski brifing”.

Në anën tjetër, thotë Dimovski, Marrëveshja kolektive harmonizohet një herë në vit dhe mund që deri më 30.12. ajo marrëveshje kolektive të harmonizohet në përputhje me rritjen e pagës minimale.

Nga SASHK-u dje kanë vendosur vazhdimin e grevës dhe ka thënë se për faktin se Qeveria ka vendosur me rebalancin e buxhetit që të sigurojë para për rritje 10 për qind të pagave në shkolla dhe çerdhe, oferta është konkretizuar dhe nuk ka vend për negociata shtesë.

Kryetari i SAShK-ut, Jakim Nedelkov, në një konferencë për media duke lexuar konkluzionet e këshillit të sindikatës tha se punëdhënësit janë ata që duhet t’u paguajnë pagat grevistëve pasi, sipas tyre, greva është e organizuar për shkak se janë shkelur të drejtat e punëtorëve.

“Këshilli i SASHK-ut konstaton se ministra të caktuar po tentojnë me këmbëngulje t’i frikësojnë mbështetësit se do t’u shkurtohen mëditjet në ditët e grevës, gjë që ne e konsiderojmë si përpjekje për të parandaluar grevën. Krahas të drejtës ligjore për të paguar pagat gjatë grevës, ekzistojnë nene të marrëveshjeve kolektive që specifikojnë pagesën e mëditjeve gjatë grevës dhe ku thuhet: “Punëdhënësi është i detyruar t’u paguajë kontributet e pagave punëtorëve gjatë grevës në masën e pagës bazë të punëmarrësit nëse sindikata organizon grevë për shkak të shkeljes së të drejtave të punëtorëve të përcaktuara me ligj, marrëveshje kolektive ose akt të punëdhënësit. Sipas kësaj, nuk duhet të kenë frikë se do t’u shkurtohen mëditjet”, tha Nedelkov.

Që nga fillimi i grevës, zyrtarët e qeverisë u kanë bërë thirrje vazhdimisht mësimdhënësve që të vazhdojnë mësimin dhe të kërkojnë zgjidhje për pagat nëpërmjet dialogut social.

SASHK-u e filloi grevën më 11 prill me kërkesë për rritje të pagave dhe harmonizimin e tyre me pagën minimale, e cila nga marsi është 18 mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button