Kallëzim penal ndaj 20 vjeçarit dhe subjektit juridik nga Shkupi për shkak ndotjes së mjedisit jetësor

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur kallëzim penal ndaj një personi fizik dhe juridik për shkak dyshimeve për kryerjen e veprës penale të dënueshme sipas Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

“Policia ka paraqitur kallëzim penal ndaj 20 vjeçarit F.J. dhe subjektit juridik nga Shkupi, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “rrezikim i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina”, e dënueshme në bazë të nenit 230, paragrafi 3, në lidhje me paragrafin 5 nga Kodi Penal”, raporton Policia e Maqedonisë së Veriut.

Në kontrollet e kryera nga punonjësit policor dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut, është konstatuar që subjekti juridik ka kryer tregti me mbeturinat, përkundër që nuk ka pasur leje për kryerjen e këtij aktiviteti nga Ministria për mjedis jetësor dh planifikim hapësinor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button