Mësimdhënësit e refuzuan ofertën e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, vendimin për rrogën e vlerësuan si presion

Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë sot zhvilloi seancën e radhës, pas vendimeve të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e 40-të. Sindikata refuzoi ofertën e Qeverisë për rritjen e pagës për 10 përqind, transmeton Portalb.mk.

Këshilli i SASHK-ut vlerësoi që Konkluzionet e Qeverisë nuk dërgojnë në zgjidhjen e problemit, janë konkluzione që dërgojnë vetëm presion deri të grevistët. Ata nuk pranojnë asnjë faj për mos-realizimin e procesit arsimor.

SASHK theksoi që grevistët nuk duhet të frikësohen që do t’i ulen rrogat mësimdhënësve si në kushte të grevës, pasi nuk do të mundet punëdhënësi të ul rrogën e punëtorit gjatë grevës, nëse grevistit i janë mohuar të drejtat.

Ndaj vendimit, Ministria e Arsimit nëpërmjet një kumtese thekson se çdo ditë dhe orë e humbur e procesit arsimor është në dëm të drejtpërdrejtë të nxënësve dhe askush nuk mund t’i kompensojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button