Nga mesnata rritet çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRrE) sot vendosi që çmimet e derivateve mbeten të njëjta, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri nga mesnata rritet për dy denarë, transmeton Portalb.mk.

Sipas këtij vendimi, vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shitet me çmim prej 82,5 denarë për litër.

Nga ana tjetër, këto janë çmimet e derivateve:

  • Eurosuper BS-95- 81,50 denarë/litër,
    Eurosuper BS-98- 83,50 denarë/ litër,
  • ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 82,05 denarë/litër
  • Mazuti M-1 NS- 51, 59 denarë/litër

Me ndryshimet e fundit të rregullores për përcaktimin e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, KRrE çdo ditë mund të marrë vendime për ndryshimin e çmimeve të derivateve të naftës nëse llogaritja për çmimin e çdo derivati ​​të naftës rritet ose ulet për dy denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button