Rikujtohet komandant Lleshi

Në Tërnoc sot vazhdoi manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit”, me rastin e 13 vjetorit të rënies së  komandantit të UÇPMB-së dhe ushtrive tjera kombëtare, Ridvan Qazimi – Komandant Lleshi.

Në kuadër të këtij manifestimi sot u vizitua muzeun e Komandant Lleshit, me ç`rast kanë prezantuar edhe përfaqësues institucional e politik të Buianocit, përfaqëues të OVL-së nga Bujanoci e Presheva, familjarë të dëshmorëve,  mysafir nga Kosova dhe qytetar të tjerë.

Pjesëmarrësit kanë evokuar kujtime për komandantin Lleshi, i cili u vra nga forcat serbe vetëm pasi katër ditë ishte firmosur Marrëveshja e Konçulit, që shpërbëu UÇPMB-së dhe kishte për qëllim avancimin e çështjes së shqiptarëve të Luginës.

Në kuadër të ditëve përkujtimore u bën homazhe tek lapidari i komandantit. /Luginapress

Lajme të ngjashme

Back to top button