KE nuk flet për ndarje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Komplikohet zhbllokimi i ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut Vizita e një delegacioni shtetëror bullgar në qytetin e Manastirit ka shkaktuar fyerje dhe indinjatë në gjirin e qytetarëve të Maqedonisë, raporton ABC.

Delegacioni bullgar ka asistuar në hapjen e një klubi bullgar me emrin “Vanço Mihajlov” të njohur si personazh kontrovers dhe udhëheqës i VMRO-së në vitet e 1930, i cili konsiderohet si bashkëpunues i fashizmit dhe i angazhuar për “Maqedoninë bullgare”.

inistri i jashtëm i Maqedonisë, Bujar Osmani e ka quajtur emrin e klubit si provokim dhe alibi për të krijuar përshtypjen, se në Maqedoninë e Veriut shkelen të drejtat e njeriut. Komisioni Europian është pyetur për një reagim lidhur me këtë çështje në konferencën për shtyp të këtij institucioni. Ana Pisonero Hernandez, zëdhënësja e komisionerit për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit, Oliver Varhelyi është shprehur:

Ana Pisonero Hernandez, zëdhënëse e KE-së:
Ju e dini shumë mire qëndrimin tonë, sipas të cilit Shqipërina dhe Maqedonia e Veriut. kanë përmbushur kushtet për fillimin zyrtar të negociatave të anëtarësimit. Hapat e mëtejshëm varen nga Këshilli i ministrave të Bashkimit Europian. Ne shpresojmë që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të arrijnë një marrëveshje për çështjet bilaterale që janë pezull dhe shpresojmë që do jemi në gjende të çelim sa më shpejt zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me të dy vendet “.

Por, çështja komplikohet më tej si rrjedhim i një deklarate të dhënë ditët e fundit nga ministrja e jashtme e Bullgarisë, Teodora Genchovska, sipas të cilës, Bullgaria do vazhdojë të ushtrojë veton ndaj Maqedonisë së Veriut derisa kjo e fundit të plotësojë të gjitha kushtet për zhbllokimin e ngërçit bilateral midis dy vendeve lidhur me çështjet e identitetit, historisë dhe gjuhës. Ministrja Genchovska është shprehur, se Bullgaria pret garanci kushtetuese për të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, duke rikonfirmuar qëndrimin e palës bullgare lidhur me mosrespektimin e të drejtave të minoritetit bullgar në Maqedoninë e Veriut. Zëvendëpresidentja e Bullgarisë, Ilijana Jotova, ka shkuar dhe më tej, duke thënë, se pa përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut nuk ka datë për negociata. Ndaj kësaj deklarate të fundit, përgjigjja e ministrit të jashtëm, Bujar Osmani ka qenë e prerë “Ne nuk mund t’i përfshijmë bullgarët para fillimit të negociatave. Kjo nuk do të ndodhë”. Komisioni europian bën të kuptohet në mënyrë jo të drejpërdrejtë, se nuk është një kompetencë e këtij institucioni të ndërhyjë në këtë çështje. Kjo duhet të zgjidhet midis dy vendeve.

Ana Pisonero Hernandez, zëdhënëse e KE-së:

Kushtet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian janë të njëjtat, ato nuk kanë ndryshuar. Për fillimin zyrtar të negociatave të anëtarësimit, shtete anëtare të Bashkimit Europian duhet të aprovojnë kuadrin negociues. Komisioni Europian ka prezantuar propozimin lidhur me këtë çështje shumë kohë më parë. Diskutimet janë ende në nivelin e Këshillit të ministrave. Ne vazhdojmë të inkurajojmë Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut që të arrijnë një marrëveshje të ndërsjellë për çështjet bilaterale që janë pezull, që të bëjmë të mundur ecjen përpara në këtë proces. Ne konsiderojmë, se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë të ecin përpara dhe shpresojmë, që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur”.

Lidhur me ndarjen e mundshme midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në vendimarrjen e Këshillit të ministrave të BE-së, Komisioni Europian nuk është përgjigjur, por ka ripërsëritur qëndrimin e mësipërm.

Kjo bën të kuptohet, se shtetet anëtare të Bashkimit Europian nuk e konsiderojnë aktualisht ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për stadin e çeljes zyrtare të negociatave të anëtarësimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button