Qyteti i Shkupit i interpretoi rezultatet e analizës së ujit që e shfrytëzojnë qytetarët për pije

Rezultatet e analizës së ujit të realizuar në laboratorit e akredituar në Maqedoninë e Veriut, kanë rezultuar që qytetarët e Shkupit shfrytëzojnë ujë cilësor për pije, pasi mostrat e marra përputhen me Rregulloren për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm, transmeton Portalb.mk.

“Sipas analizave të kryera nga Sektori për kontroll sanitar, i cili është laboratori i parë në vend I akredituar për punë sipas standardit ISO17025:2018, qytetar pijë ujë të pastër dhe cilësor”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Qyteti i Shkupit sqaroi që gjithsej 186 mostrat janë marrë nga 11 deri 15 prilli i këtij viti në 42 pika matëse në qytetin e Shkupit. Mostrat janë shfrytëzuar për analiza mirkobiologjike dhe fiziko-kimike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button