I falsifikoi rreth 104 mijë denarë, Policia ka paraqitur kallëzim penal për 32 vjeçarin

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 32 vjeçarit të dyshuar për falsifikim të të hollave në vlerë deri 104 880 denarë, transmeton Portalb.mk.

“I denoncuari është furnizuar me 17 bankënota të falsifikuara në vlerë prej 100 eurove dhe në periudhën nga data 31.03.2021 deri më 07.09.2021, në katër raste, te katër persona të ndryshëm fizik bankënotat e falsifikuara i ka lëshuar në qarkullim”, raportojnë nga Policia.

32 vjeçari B.I. nga Shkupi akuzohet për “mashtrim” dhe “falsifikim të të hollave”, e dënueshme në bazë të nenit 247 dhe 268 nga Kodi Penal. Ai këto para të falsifikuara i ka shfrytëzuar gjatë blerjes së telefonave të publikuara nëpër rrjetet sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button