Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e 40-të

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur seancën e 40-të, ku ka propozuar rritje të rrogës për mësimdhënësit për 10 përqind, me kusht që nxënësit të kthehen në shkolla, transmeton Portalb.mk.

Në këtë seancë u vendos që rrogat e muajit prill të jepen duke filluar nga 26 prilli me kartelë, ndërsa pensionistët pa kartelë duhet të respektojnë orarin e krijuar në varësi nga lartësia e pensionit: me 26 prill do të jepen rrogat deri 11 mijë denarë, me 27 prill pensionet prej 11 deri 14 mijë denarë, më 28 prill pensionet prej 14 mijë deri 18 mijë denarë, ndërsa pensionet më të larta se 18 mijë denarë do të jepen me 29 prill.

Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi propozim-ligjin per kontrolle kufitare në përputhje me Direktivat Evropiane 2016/681.

Në këtë seancë u shkarkua Jani Makraduli nga pozita e drejtorit në NP “Postat e Maqedonisë”, në vend të tij e emëroi Vasko Stefanov.

Në krye të Fondit për Sigurim Shëndetësor do të jetë Magdalena Filipovska – Grashoska, në vend të Stevo Krstevski. Këshillin e Inspektorëve do ta udhëheqë Daniella Rendevska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button