fbpx

Grupi i PD vendos sot për Presidentin e ri

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të diskutojë pasditen e së martës se cili do të jetë qëndrimi për ftesën e mazhorancës qeverisëse për të diskutuar gjetjen e një emri për president konsensual, raporton EN. Kreu i grupit, Enkelejd Alibeaj gjatë një prononcimi për gazetarët tha se “do të mbajmë qëndrim pas një diskutimi për të gjithë këtë proces”, ndërsa nuk i kurseu kritikat për aktin e sotëm të PS.

Grupi i deputetëve të PS ka propozuar secili deputet nga 3 emrat, gjë të cilën Alibeaj e konsideroi ‘jo transparent’ dhe jo në përputhje me Kushtetutën.

“Procesi duhet të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës në sytë e shqiptarëve”, tha kreu i grupit të PD duke e cilësuar sjelljen e PS si “groteske dhe jo serioze”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button