Sipas Ziberit, procesi arsimor nuk duhet të ketë pasoja, Shaqiri thotë se do të vazhdojë dialogu me SASHK-un

Prej fillim, të grevës së përgjithshme më 11 prill, Avokati i Popullit deri më tani ka pranuar katër deri në pesë ankesa – të gjitha janë nga prindërit pasi që nuk kanë mundësi që fëmijët t’i kthejnë shkollë, veçmas për familjet në çerdhe, njofton Portalb.mk.

Avokati i Popullit Naser Ziberli, në deklaratë të përbashkët me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, kumtoi se të gjitha ankesat janë pasi që nuk ka mësim, por nuk ka ankesa për pengim të grevës.

Në një ankesë, tha ai, është shkruar se edhe ata e përkrahin grevën e mësuesve, por me lutje që ai si avokat i popullit të ndërmarrë masa që procesi mësimor të vazhdojë.

“Domethënë, bëhet fjalë për të drejta që paralelisht garantohen me Kushtetutë. Por në këtë situatë, sipas dokumenteve ndërkombëtare dhe Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, në rast të përballjes të dy të drejtave, përparësi duhet të kenë të drejtat për fëmijë, që do të thotë se nuk duhet që procesi edukativo arsimor të ketë pasoja”, deklaroi Ziberi.

Shaqiri tha se nuk ka problem që dialogu të vazhdojë me SASHK-un, por se procesi arsimor duhet që sa më shpejtë të kthehet në normalitet.

“në asnjë situatë nuk kam akuzuar askënd si ministër, por procesi arsimor duhet të vazhdojë sa më shpejtë. Për këtë temë të rëndësishme ne mundemi me përfaqësuesit e SASHK-ut dhe këshillin e tyre çdo ditë t’i vazhdojmë bisedimet, por nuk dëshiroj të ketë pasoja ndaj procesit arsimor”, tha Shaqiri.

Ndryshe, prej më 11 prill SASHK ka filluar grevën në çerdhe dhe shkolla, pasi Qeveria nuk i ka rritur rrogat e mësimdhënësve dhe edukatoreve pas rritjes së rrogës minimale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button