Trajnim i gjykatësve: Në vend Këshillit Gjyqësor, në të ardhmen gjykatësit mes vete do të vlerësohen

Zbatimi i Metodologjisë për vlerësim cilësor të gjykatësve dhe kryetarëve të gjykatave ka vazhduar me trajnim të gjykatësve të cilët janë anëtarë të komisioneve të formuara nga Këshilli Gjyqësor. Në bashkëpunim me Qendrën për Hulumtime Juridike de Analiza, sot në Shkup trajnohen gjykatësit e Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës së Lartë Administrative. Këto gjyqtarë do t’i vlerësojnë gjykatësit nga gjykatat e apelit, themelore dhe Gjykatës Administrative që të kryhet seleksionim dhe vlerësim me pikë i kandidatëve të cilët janë paraqitur në shpalljet e Këshilli Gjyqësor, njofton Portalb.mk.

“Metodologjia për vlerësim cilësor paraqet model të ri të të vlerësimit të punës së gjykatësve, gjegjësisht vlerësimin nuk do ta bëjë Këshilli Gjyqësor si deri më tani, por vetë gjykatësit do t’i kryejnë kontrollet e performancave për kualitet të çdo gjykatësi. Metodologjia është e përfshirë në sistemin AKMIS dhe me zbatimin e saj digjital do të zgjedhen 5 lëndë me rastësi të cilat do të vlerësohen nga komisioni, por gjykatësi do të ketë të drejtë të propozojë edhe pesë lëndë tjera sipas dëshirës së tij”, thuhet në kumtesën e Këshillit Gjyqësor.

Nëpërmjet vlerësimit të dhjetë lëndëve të gjykatësve praktikisht do të definohet vlerësimi i përgjithshëm i tij.

Për herë të parë gjatë vlerësimit do të merren parasysh të gjitha elementet lidhur me punën gjyqësore dhe vlerësimi do të kryhet në bazë të objektivave, a jo të kritereve subjektive. Thjeshtë, me vendosjen e të dhënave për një lëndë konkrete, vetë sistemi do ta caktojë notën për gjykatësin, dhe atë nuk do ta bëjë faktori njeri. Me mënyrën e këtillë të vlerësimit në të ardhmen do të avancohen vetëm ata gjykatës të cilët realisht meritojnë, a kështu do të ndërtohet pavarësi, objektivitet dhe përgjegjësi të gjyqësorit. Nëpërmjet vendosjes së këtyre parimeve, do të kthehet edhe besimi i qytetarëve te gjyqësori”, thuhet në kumtesë.

Ndryshe, pavarësisht se u premtua se procesi i pastrimit të gjyqësorit do të filloi prej janarit të vitit 2021, Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut me 6 prill i ka krijuar komisionet për kontroll dhe vlerësimin e gjyqtarëve dhe kryetarëve të gjykatave,

Gjatë vlerësimit të kryetarëve të gjykatave do të merret parasysh transparenca e raporteve, realizimi i programit për punë dhe Planit Aksional, zbatimi i Rregullores së Gjykatës, funksionimi i sistemit për menaxhim me lëndët gjyqësore, kualiteti i vendimeve kualitative në administratën gjyqësore dhe marrëdhëniet me publikun dhe transparenca.

Ndryshe, sipas një hulumtimi të publikuar në dhjetor të vitin 2021 nga organizata Eurothink, ku qytetarët janë pyetur për besimin në institucionet e Maqedonisë së Veriut, vetë 8% prej tyre kanë thënë se i besojnë gjyqësorit.

Reformat në gjyqësor janë ndër parimet kryesore të Qeverisë, duke e pasur parasysh se Maqedonia e Veriut duhet t’i fillojë bisedimet – a të njëjtat do të ndalohen menjëherë nëse gjyqësori vazhdon me praktikën e vjetër – jo-transparencë, jo-profesionalitet, anshmëri, pabarazi apo ndikim të pushtetarëve në vendimet e tyre. Gjatë periudhës së mandatit të kaluar, reformat në gjyqësor ndonëse u premtuan dhe vazhdimisht ishte në fjalimet e pushtetarëve se i njëjti do të reformohet, megjithatë përveç ligjeve të miratuara në letër – në terren ishte po e njëjta situatë, madje me një arsye më pak për t’i besuar resorit me më pak besueshmëri te qytetarët, pas skandalit/zhgënjimit me kryeprokuroren speciale, Katica Janeva.

“Vetingu” ishte një ndër zgjidhjet që vazhdimisht është folur e përfolur si një mjet i drejtpërdrejtë për ta ndaluar praktikën e jotransparencës apo mosndëshkimit të strukturave gjyqësore, pavarësisht rezultateve të dobëta dhe vendimeve skandaloze. Megjithatë, BE-ja një gjë të tillë nuk e preferonte për shkak të përvojës së hidhur në Shqipëri, ku u bllokuan institucionet. Por kjo nuk do të thotë që ata nuk kërkonin pastrim të gjyqësorit. Kërkesa e evropianëve ishte që autoritetet shtetërore të RMV-së ta pastrojnë gjyqësorin, por me mekanizmat ekzistues, gjë e cila u respektua dhe “vetingu” sipas modelit të Shqipërisë u hoq nga tavolina.

Për modelin e ri, profesoresha universitare, Besa Arifi, në një analizë të Portalb.mk, vlerësoi se i njëjti do të japë rezultatin e dëshiruar, por edhe nëse ky proces mbaron në mënyrën më të mirë të mundshme, vetë gjyqësori duhet ta kthejë besimin e qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button