Edhe Senegali e mundi Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës, ka regjistruar humbjen e dytë radhazi prej se ka marrë dritën e gjelbër nga FIFA, për lejimin e ndeshjeve miqësore. Kosovarët në Gjenevë janë mposhtur 1:3 nga Senegali.
Pjesa e parë deri diku e kënaqi të pranishmit në “Stade de Geneve”. Pas një iniciative të afrikanëve Kosova, u mbrojt mirë dhe u mundua që me anë të kundër zbritjeve të befasoi kundërshtarin. Kosova kishte epërsinë fillestare, dhe përsëri realizues ishte sulmuesi i Kaiserslauternit Albert Bunjaku. Por nuk kaloi shumë kohë kur Baye Niasse barazoi rezultatin me të cilin skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes.
Pjesa e dytë ishte fatale për Kosovën, pasi shumë shpejt pranoi dy gola nga gabimet amatoreske në mbrojtje. Niasse i dhe epërsinë Senegalit, derisa për rezultatin final shënoi Diafra Sakho. Në vazhdim gola të tjerë nuk pati pasi skuadrat ulën ritmin e lojës.
Kosova në muajin tetor do ti ketë edhe dy miqësore të radhës, ndaj Panamas dhe Kanadasë, të cilat do ti luaj në SHBA.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button