RMV, eko-novatorët e rinj fituan mjete me të cilat do realizojnë zgjidhje për mbrojtjen e burimeve ujore

Pesë ekipe të përbërë nga fëmijë dhe të rinj të moshës 13 deri në 19 vjeç morën nga 120.000 denarë për të zbatuar zgjidhjen e tyre inovative për përmirësimin dhe mbrojtjen e burimeve ujore në komunitetet ku jetojnë dhe zvogëlimin e efekteve të dëmshme të ndryshimeve klimatike, informuan nga UNICEF-i, transmeton Portalb.mk.

Në punëtorinë online për të menduar kreativ, inovatorët e rinj u përzgjodhën si pjesë e programit APSHIFT, me dhjetë ekipe prej pesëdhjetë nxënësve të shkollave të mesme nga Shkupi, Strumica, Tetova, Vallandova, Prilepi, Velesi dhe Berova që morën pjesë në punëtorinë treditore. Nën drejtimin e mentorëve dhe profesorëve, të gjitha ekipet patën mundësinë të zhvillojnë idetë e tyre dhe të fitojnë aftësi të reja praktike.

“Mbështetja e të rinjve drejt realizimit të ideve të tyre novatore për mbrojtjen e mjedisit ka qenë dhe do të jetë gjithmonë pjesë e të gjitha politikave dhe strategjive të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Më vjen mirë veçanërisht që fokusi i këtij programi është uji dhe përdorimi i qëndrueshëm i tij. Pres që zgjidhjet inovative të përzgjedhura meritojnë të financohen, çasi uji si resurs është jetik dhe është kategoria më e cenueshme që do të preket nga ndryshimet klimatike”, tha ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini.

Patricia DiGovanni, Përfaqësuese e UNICEF-it në vend, tha se të rinjtë kanë aftësinë për të dalë me ide novatore kur u jepet mundësia të shprehen dhe të marrin pjesë.

“Kemi për detyrë të vazhdojmë t’i angazhojmë ata në zhvillimin e zgjidhjeve. Të gjitha aktivitetet për mbrojtjen e mjedisi jetësor dhe klimës, duhet t’i bëjmë të gjitha së bashku me fëmijët dhe për fëmijët pasi ata mbajnë barrën më të madhe të ndryshimeve klimatike dhe në të njëjtën kohë mund të ofrojnë zgjidhje inovative të përshtatshme, realiste dhe të arritshme”, tha Patricia DiJovani, përfaqësuese e UNICEF-it.

Ambasadorja suedeze në vend Kristen Forsgren Bengson tha se me padurim i pret idetë e shkëlqyera që do të zhvillojnë të rinjtë në muajt e ardhshëm. Festim Halili, drejtor i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik (FIZhT), tha se partneriteti ndërmjet FIZhT dhe UNICEF-it vazhdon të krijojë mbështetje thelbësore për sipërmarrjen sociale të të rinjve dhe realizimin e ideve të të rinjve të talentuar.

Pesë ekipet më të mira që morën mjete për të zbatuar idetë e tyre përfshijnë zgjidhjen inovative për uljen e konsumit të ujit të pijshëm për ujitje dhe mirëmbajtjen e oborrit të shkollës dhe kopshtit zoologjik duke rinovuar pusin e shkollës së nxënësve të shkollave të mesme nga shkolla “Vëllezërit Miladinovci” – Shkup.

Këtu është përfshirë zgjidhja inovative për grumbullimin dhe përdorimin e ujërave të shiut në kontejnerë nëntokësor dhe mbitokësor që do të përdoren për ujitje të plantacioneve të tyre në oborret e nxënësve të shkollave të mesme “Orde Çopela” – Prilep dhe Shkollës “Vlado Tasevski” – Shkup.

Nxënësit e shkollave të mesme të shkollës “Kole Nedelkovski” – Veles do të punojnë në parandalimin e humbjeve të ujit në ujësjellësin e qytetit në Veles, duke vendosur sensorë në gypat e ujësjellësit që do të dërgojnë informacione direkt në NK Derven përmes sistemit SCADA.

Nxënësit e shkollave fillore të “8 Shtatori” -Tetovë do të punojnë në pastrimin e ujit të pijshëm në shkollën e tyre duke vendosur filtra.

Në tre muajt e ardhshëm, ekipet e shkollave fillore dhe të mesme do të mbështeten nga mentorë në zbatimin e ideve të tyre. Programi financohet nga Suedia, zbatohet nga UNICEF dhe Shoqata LEAD në partneritet me Fondin për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik dhe me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Byrosë për Zhvillimin e Arsimit dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button