PS më 20 prill do të fillojë negociatat për Presidentin e Shqipërisë

Procedura parlamentare për përzgjedhjen e kreut të ri të shtetit do të nisë në 29 prill, me mbajtjen e Konferencës së Kryetarëve, por duke nisur nga e 20 prilli, shumica ka thirrur për konsultime 3 grupet parlamentare të opozitës, raporton Klan.

Me deputetët e Komisionit të Rithemelimit dhe ata të LSI nuk do të ketë konsultime sa kohë që nuk kanë grupe parlamentare në Kuvend.

Por pavarësisht se do të negociohet me qëllimin e gjetjes së një figure konsensuale, edhe pse i kanë votat për ta zgjedhur të vetëm presidentin e ri, socialistët e bëjnë të qartë se nuk do të pranojnë një kandidat që vjen nga radhët e opozitës.

Të martën përmbyllet dhe procesi dorëzimit të kandidaturave nga deputetë socialistë, që do t’i sjellin 3 propozimet e tyre në mbledhjen e grupit në zarfë të mbyllur. Ndërkohë që pjesë e procesit të konsultimit do të jenë dhe shoqëria civile si dhe vetë qytetarët, që socialistët i ftojnë të shprehin preferencat e tyre për kandidatët për president përmes postes elektronike.

Socialistët kanë propozuar që seanca e parë, nga 5 seanca që parashikon Kushtetuta për zgjedhjen e Presidentit, të zhvillohet në datën 4 maj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button