U kërkua që në aplikimet e Maqedonisë së Veriut të përfshihen edhe partnerë nga Ukraina

Njoftimi i radhës nga Evropa Kreative, ka kërkuar nga aplikuesit që të përfshijnë edhe partner nga Ukraina, si një masë për të ndihmuar skenën kulturore në Ukrainë, transmeton Portalb.mk.

“Ne inkurajojmë operatorët maqedonas kulturor dhe personat juridik që aplikojnë në thirrjet e Evropës Kreative që në projektet e tyre të përfshijnë partnerë nga Ukraina”, deklarojnë nga Ministria e Kulturës.

Komisioni Evropian paralajmëroi vlerësim maksimal për projektet që do të përfshijnë organizata nga Ukraina.

“Më 4 dhe 5 prill të vitit 2022, Drejtoria e Përgjithshme për arsim, rini, sport dhe kulturë e Bashkimit Evropian mbajti takim në Luksemburg në të cilin u diskutua situata në Ukrainë dhe masat për të ndihmuar skenën kulturore atje”, deklarojnë nga Ministria e Kulturës, duke sqaruar që pjesa e buxhetit për lëvizshmëri të shkojë për mbështetjen e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button