Oficeri i policisë në pension kërcënoi se do e vrasë ministrin Spasovski

Prokuroria Themelore Publike në Shkup njoftoi se ka iniciuar procedurë kundër policit në pension, i cili ka kërcënuar me vrasje ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovskin. Prokuroria po merret me rastin kundër pensionistit, i cili më parë ishte dënuar për vepër penale Rrezikimi i sigurisë nga neni 144 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

I dyshuari banor i Shkupit nga celulari i tij ka lajmëruar stacionin policor në Qendër me kërcënimin se do të vritet ministri i Punëve të Brendshme, me çka menjëherë ka ndërprerë lidhjen.

“Pasi u identifikua, në banesën e tij u krye kontrolli, ku u gjet një karabinë C3 me kalibër 8X57, pistoletë çeke Zbroevka 7,65 mm, pistoletë Smith dhe Wesson model 38/2, më shumë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një palë pranga dhe një shkop teleskopik”, sqaroi Prokuroria.

Meqenëse bëhet fjalë për një ish-polic, por edhe për person i cili më parë ka qenë i dënuar për vepra të tjera, prokurori publik ka vlerësuar se ekzistojnë baza të dyshimit se pensionisti mund t’i përmbushë kërcënimet për vrasjen e ministrit Spasovski. Gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup, i ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button