RMV, mot i vranët dhe i ftohtë me reshje shiu, por edhe borë në vendet më të larta

Moti sot do të jetë kryesisht i vranët dhe i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa në male dhe në disa vende më të larta me borë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu, e cila do të intensifikohet në zona të caktuara, njoftuan nga DPH, transmeton Portalb.mk.

Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin 0 deri në 5, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 4 deri në 11 gradë.

Në Shkup vranësira me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe erë mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 9 gradë.

Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale shiu, por edhe me diell. Temperaturat e mëngjesit deri të enjten do të jenë të ulëta, ndërsa ato ditore nga e marta me rritje graduale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button