Qendër Zhupa sërish nuk zgjodhi kryetar komune

Edhe pas votimit të sotëm, banorët e Komunës së Qendër Zhupës nuk zgjodhën kryetar komune. Sipas shtabeve zgjedhore të kandidatëve, edhe këtë herë nuk është siguruar censusi prej 1/3 të trupit të përgjithshëm votues prej 7.077 votuesve, njofton Potalb.mk.

Prej atje shtojnë se në votimin e sotëm kanë marrë pjesë 29.68%, që është rreth 4% më pak se sa censusi i nevojshëm.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit të vitit të kaluar, të drejtë vote kanë pasur 7.317 votues, a e kanë realizuar 25.77%.

Dita e sotme e votimit ka kaluar pa probleme në vendvotime.

Në garën për kryetar të komunës, ashtu siç edhe më 17 tetor të vitit të kaluar kanë marrë pjesë Arijan Ibraim nga Partia Demokratike e Turqve, i cili besimin e qytetarëve e kërkonte për herë të tretë dhe SHain Shaqir nga Lëvizja për Bashkimin Nacional të Turqve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button