Koreja e Veriut testoi “raketë të drejtuar taktike”

Koreja e Veriut ka kryer një testim të “raketës së drejtuar taktike”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e Agjencisë Qendrore të Lajmeve (KCNA) të Koresë së Veriut thuhet se është testuar me sukses “”raketa e re me drejtim taktik” e krijuar për të përmirësuar kapacitetin luftarak bërthamor të vendit.

Ndërkohë bëhet e ditur se në testimin e “suksesshëm” mori pjesë edhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Në fotografitë e publikuara nga KCNA vërehet se Kim ka duartrokitur testimin e kryer.

Testimi në fjalë, thuhet se ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e fuqisë së zjarrit të raketave të rënda me rreze të gjatë, rritjen e efektivitetit të operacionit taktik të bombës bërthamore të vendit si dhe në diversifikimin e detyrave të fuqisë së zjarrit të tyre.

Ndërkohë nuk është ndarë ndonjë informacion se ku është testuar raketa e drejtuar taktike.

Sipas një deklarate nga Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut, mbrëmë dy raketa janë lëshuar nga qyteti bregdetar Hamhung i Koresë së Veriut.

Tërheq vëmendjen se testimi është kryer përpara stërvitjes së përbashkët mes Koresë së Jugut dhe SHBA-së e cila do të fillojë nesër.

Në këtë mënyrë, Koreja e Veriut ka kryer testimin e 13-të raketor që nga fillimi i Vitit të Ri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button