Ndërroi jetë piktori akademik Omer Kaleshi

Në moshën 90-vjeçare ka ndërruar jetë piktori akademik me famë botërore Omer Kaleshi.

Kaleshi ka lindur në vitin 1932 në fshatin Serbicë të Kërçovës të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në vitin 1950 ka diplomuar në Liceun Teknik të Shkupit në degën elektrike. Në vitin 1956 ka emigruar në Turqi, ku në vitin 1959 edhe filloi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Stamboll. Gjatë vitit 1965 mbaroi studimet universitare të Akademisë së Arteve të Bukura, në atelierin e piktorit Bedri Rrahmi.

Ndryshe, Omer Kaleshi pas shumë udhëtimesh, pikturimesh dhe ekspozimesh në Stamboll, Romë, Vjenë, Mynih, Londër, Selanik, Beograd, Hagë, etj., në vitin 1956 u vendos përfundimisht në Paris ku vazhdoi të krijojë, ekspozojë dhe të jetë vazhdimisht i kërkuari për tablotë e tij. Kaleshi ishte edhe anëtar nderi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut.

Kaleshi në vitet e para të themelimit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup gjegjësisht vitit 2016 mbështeti këtë vatër të arsimit të lartë me dhurimin e 24 veprave origjinale artistike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button