​Kosovë, 13 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 1.045 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19, transmeton RTK.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.216.

Në total numri i rasteve aktive është 484.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 189 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.478 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.410 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.872 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button