RMV, Osmani dhe delegacioni bullgar vizituan transformatorin “Manastir 2”

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani bashkë drejtorin e MEPSO-s, Orhan Murtezani zhvilluan takim pune me delegacionin qeveritar nga Republika e Bullgarisë, të kryesuar nga kryeministri Kiril Petkov dhe ministrja e Punëve të Jashtme Teodora Gençovska, të cilët janë për vizitë në Maqedoninë e Veriut, njofton Portalb.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, delegacionet vizituan Stacionin transformator “Manastir 2” të MEPSO-s, i cili energjetikisht lidh Republikën e Maqedonisë së Veriut me Republikën e Shqipërisë dhe është pjesë e projektit më të gjerë të infrastrukturës për kyçje energjetike, pjesë e Korridorit 8.

“Ky investim do të jetë një tjetër projekt kapital energjetik, pjesë e Korridorit 8, përmes të cilit do të përfitojnë të gjitha vendet: Republika e Maqedonisë së Veriut – për të mundësuar transit dhe diversifikim shtesë të furnizimit me energji elektrike; Republika e Shqipërisë do të ketë qasje në burimet e energjisë në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari, ndërsa Republika e Bullgarisë do të ketë mundësinë të lidhë rrjetin e saj me pjesët më perëndimore të Ballkanit dhe me këtë mundësinë për ta ofruar tepricën e energjisë elektrike edhe në tregun evropian”, tha Osmani, duke theksuar se këto janë përfitime të prekshme dhe me masë, sidomos në rrethanat e sotme, kur furnizimi me energji po bëhet një çështje veçanërisht e rëndësishme gjeopolitike.

Shpresoj që në të ardhmen, theksoi Osmani, të na presim vizita të këtilla të shumta në hekurudha, në autostrada, në pikat e reja kufitare, siç është promovimi i linjës së re ajrore Shkup-Sofje”. Ai ka shprehur besimin se kjo është mënyra më e mirë për të vënë më shumë fokus në bashkëpunimin e ndërsjellë në të ardhmen, sesa në të kaluarën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button