Petkov: Komuniteti bullgar në Maqedoninë e Veriut është urë mes dy vendeve

Komuniteti bullgar në Maqedoninë e Veriut është urë mes dy vendeve, deklaroi sot në Manastir kryeministri bullgar Kirill Petkov, i cili ka marrë pjesë në hapjen e klubit që do të funksionojë në përbërje të Qendrës kulturore “Ivan Mihajlov”, shkruan MIA, njofton Portalb.

“Jemi këtu që të tregojmë se kjo çështje nuk është ndërpartiake, por kombëtare. Duhet të bashkohemi, por jo vetëm në Bullgari, por së bashku me bullgarët në Maqedoninë e Veriut. Ata në fakt janë ura midis dy vendeve dhe ne atë urë duhet ta shfrytëzojmë që t’i mbrojmë të drejtat e tyre, kjo aspak nuk është kontestuese. Njëkohësisht, duhet ta kemi të qartë se edhe për minoritetin bullgar në Maqedoninë e Veriut dhe për interesin bullgar është e rëndësishme, që Maqedonia e Veriut një ditë të jetë pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Petkov në pyetje të gazetarëve.

Petkov, i cili ishte i shoqëruar nga nënpresidentja Ilijana Jotova dhe shefja e diplomacisë Teodora Gençovska, i pyetur se nëse ekziston dokument që është dorëzuar nga pala e Maqedonisë së Veriut, thotë se po bëhen përpjekje që të arrihet pozicion të përbashkët edhe në Bullgari dhe me Maqedoninë e Veriut.

“Për momentin po përpiqemi të arrijmë një pozicion të përbashkët, jo vetëm me Bullgarinë, por së bashku me Maqedoninë e Veriut dhe ai pozicion i përgjithshëm të jetë i qartë. Ne i harmonizuam kornizat të cilat i kemi, kemi edhe marrëveshje koalicioni dhe kornizë negociuese dhe gjithë këtë duhet ta respektojmë. Njëkohësisht, ajo që na bashkon është mirëkuptimi i qartë se për të gjithë ne është e rëndësishme ardhmëria evropiane e Maqedonisë së Veriut”, tha kryeministri bullgar Petkov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button