RMV, 126 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut publikoi të dhënat për virusin korona në vend brenda 24 orëve të fundit, transmeton Portalb.mk.
Të dhënat janë si vijon:
- Raste të reja: 126
- Riinfektime: 19
- Të vdekur në 24 orët e fundit: 0
- Të vdekur të raportuar nga Termini im: 0
- Të shëruar: 152
- Testime: 2.152
Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 1.004. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, i ndjekur nga, Manastiri dhe Prilepi.
Nga fillimi i pandemisë:
- Të infektuar: 308.516
- Të shëruar: 298.251
- Të vdekur: 9.261
- Testime: 1.994.836
Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/