fbpx

Qendër Zhupa nesër voton për kryetarin e Komunës

Në Qendër Zhupë të dielën votohet për zgjedhjet e kryetarit të Komunës. Sot të drejtë vote kanë të sëmurët dhe personat e pafuqishëm që janë gjithsej 57, shkruan MIA, njofton Portalb.

Krahasuar me zgjedhjet lokale të 17 tetorit, kësaj radhe numri i të sëmurëve dhe të pafuqishmëve është për 40 vetë më i madh. Nesër të drejtën e votës duhet ta shfrytëzojnë 7 mijë e 77 persona, që është për 240 votues më pak krahasuar me zgjedhjet lokale të tetorit të kaluar.

Në garë për kreun e komunës janë dy kandidatë. Në këtë komunë përsëritet votimi për kreun e komunës, pasi në zgjedhjet e rregullta dalja ishte 25.7 për qind dhe nuk u arrit pragu i duhur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button