RMV, “Avicena” dhe “Biotek” pothuajse me fitime dyfish më të mëdha në vitin 2021

Përfitimi i përgjithshëm i tre laboratorive më të mëdha private “Avicena”, “Biotek” dhe “Nikob” për vitin e kaluar është 6,8 milionë euro. Kjo është pothuajse dyfish më shumë nga fitimi i tre laboratorive më përfituese në vitin 2020, shkruan Faktor, njofton Portalb.

Pasi e përforcuan pozitën e tyre në treg në kushte të pandemisë së shkaktuar nga virusi korona, laboratorite më të mëdha private vitin e kaluar i kanë rritur të ardhurat për 70 për qind në krahasim me vitin 2020.

“Avicena” ka të ardhura prej 7,1 milionë euro dhe fitim prej 2,8 milionë euro. Fitimi i kësaj shoqate është rritur për 75 për qind në krahasim me vitin 2020.

“Biotek” nga shërbimet e saj ka fituar 6,1 milionë euro, ndërsa fitimi i vitit të kaluar në krahasim me vitin paraprak është rritur për 1 milion euro dhe ka arritur 2,6 milionë euro.

Lojëtar i ri në treshen e madhe “Nikob” ka realizuar të ardhura prej 4 milionë euro. Nga këto të holla, 1,4 milionë euro kanë mbetur si fitim i pastër.

Më shumë informata mund të gjinden në linkun e mëposhtëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button