RMV, kriza globale kërkon ridrejtimin e zinxhirëve të furnizimit me ushqime

Konflikti i armatosur në Ukrainë ka shkaktuar një krizë të madhe globale, pasojat e së cilës filluan të ndjehen menjëherë, veçanërisht në produktet ushqimore. Në këtë rast, imune nuk ka mbetur as Maqedonia e Veriut, e cila veç më ka filluar edhe kufizimin e vajit të lulediellit për konsumatorët, për shkak të siç thonë, blerjes pa nevojë nga panika. Në këtë drejtim, ekspertë dhe përfaqësues qeveritar, sugjerojnë se duhet të krijohen politika të reja afatgjate për zgjidhjen e kësaj krize, si dhe ridrejtimin e zinxhirit të furnizimit me ushqime, që të ndihmojë sektorin bujqësor t’i mbijetojë krizës, fermerët të vazhdojnë misionet e tyre dhe të sigurojnë produkte bazë për jetesë transmeton Portalb.mk.

Në prag të sezonit bujqësor mungon materiali mbjellës, mungojnë plehrat, lëndët djegëse, pesticidet dhe lëndët e tjera të para, çmimi i të cilave është në rritje të vazhdueshme. Ky realitet imponon nevojën e masave urgjente për tejkalimin e pasojave të kësaj krize. BE udhëzon për krijim urgjent të politikave për zgjidhjen e këtyre problemeve, por nuk është më i vogël as shqetësimi i fermerëve të Maqedonisë më tepër edhe për të humbjes së tregjeve bujqësore, sugjerojnë ekspertët.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski, në debatin e organizuar nga Konventa Nacionale për BE-në në Maqedoninë e Veriuti, nënvizoi se nevojiten masa që do t’i ndihmojnë bujqësisë dhe me këtë edhe shtetit.

Lupço Nikollovski
Lupço Nikollovski

“Sfidat mund të jenë të mëdha dhe me shtrirje të gjerë. Prandaj jemi të fokusuar maksimalisht që të sigurojmë gjithçka të nevojshme për stabilizimin e prodhimit dhe mbjellje të pa ndërprerë të kulturave për vitin e ardhshëm. Detyra jonë është të jemi gati dhe të ofrojmë zgjidhje për të gjitha problemet. Situata kritike në bujqësinë botërore nënkupton përgatitjen e kujdesshme të një strategjie afatgjatë. Para janë siguruar për të gjitha degët bujqësore, nuk do të lëmë vend për shqetësime. Po ecim në mënyrë të stabile dhe me plan, në procedurë të marrjes së masave të kërkuara apo të propozuara nga fermerët”, tha ministri Nikolovski.

Ai tha se është përgatitur Plani Kombëtar  për prodhim të ushqimit, qëllimi i të cilit është prodhimi i qëndrueshëm dhe i rritur i kulturave bujqësore strategjike. Sipas tij, asnjë tokë e punueshme nuk duhet dhe nuk do të mbetet e pa u mbjellur, sidomos jo në kohë të tilla krize kur duhet të ketë ushqim dhe drithëra. Ministri iu referua intervenimit, masave afatmesme dhe afatgjata, duke theksuar se gjithsej 210 milionë denarë janë për mbështetje financiare në prodhimtarinë bujqësore, gjegjësisht subvencionim intervenues për mbulimin e kostos së plehut artificial, gjegjësisht për subvencione intevenuese për mbulimin e harxhimeve për prokurim të plehut artificial, gjegjësisht 4000 denarë për hektar subvencione shtesë për plehra artificial marrin prodhuesit e misrit dhe grurit dhe 2500 denarë për hektar prodhuesit e elbit dhe lulediellit. Gjithsej 190 milionë denarë përmes fondit intervenues janë për mbështetje financiare në prodhimtarinë blegtorale, ndërsa ka edhe masa të reja për përkrahje të fermerëve. Është siguruar subvencion intervenimi prej 400 denarë për qengj të dorëzuar në thertore të regjistruar dhe subvencion intervenues prej 1500 denarë për dash me peshë mbi 90 kg.

Përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së, Stephen Hudolin, konsideron se pandemia, kurse tani kriza e imponuar nga konflikti ruso-ukrainas, tregoi se sistemi i prodhimit të ushqimit duhet të shndërrohet në një sistem të qëndrueshëm, por duhet të ndryshohen edhen zakonet e blerjes – ushqimi të mos hidhet dhe të ruhet siç duhet.

Përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së, Stephen Hudolin
Përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së në RMV, Stephen Hudolin, foto: Twitter

“Është mirë të shohim se cilat ishin problemet para krizës, gjë që tregonte cenueshmërinë e sistemeve tona ushqimore. Në pandemi, zinxhiri kishte problem me punëtorët, karantinat e punëtorëve, ndryshime në kërkesa, zakone, transport, logjistikë. Prodhuesit duhet t’i përshtatin zakonet e tyre me masat sanitare dhe higjienike. Por pas përfundimit të pandemisë, tani përballemi me një sfidë më të madhe – luftën në Ukrainë. Kemi shkurtime të mëdha, çmimet po rriten pasi ushqimet po blihen në panik”, tha Hudolin.

Ai posaçërisht vuri në dukje hedhjen e ushqimeve në mbarë botën, ndërsa vendit i propozoi që të përshtatet me prokurimet e reduktuara të imponuara nga kriza, si dhe të bëjë sisteme më të mira – fitimprurëse për fermerët dhe të dobishme për qytetarët.

Ambasadori sllovak Henrik Markush, nga ana tjetër, iu referua të ashtuquajturës diplomaci ekonomike. Ai lavdëroi vendin se e ka kuptuar mirë domethënien e këtij koncepti.

“Konceptin e diplomacisë ekonomike, i futur në dekadën e fundit, Maqedonia e Veriut e kuptoi shumë mirë dhe filloi shumë iniciativa dhe projekte në këtë drejtim. Në kohë krize kjo disiplinë merr një nivel të ri rëndësie. Diplomacia ekonomike duhet të zhvendosë fokusin dhe përmes ridrejtimit të zinxhirit të furnizimit me ushqime, të ndihmojë sektorin bujqësor t’i mbijetojë krizës, fermerët të vazhdojnë misionet e tyre dhe të sigurojnë produkte bazë për jetesë”, tha ambasadori Markush.

Në kontekst të nxitjes së uljes së humbjes së ushqimeve në të gjithë zinxhirin ishte një nga rekomandimet e debatit, si dhe aktivizimi i vetëqeverisjes lokale, përkatësisht komunave në sistemin ushqimor dhe plotësimi i listës së produkteve të magazinuara në rezervat e mallrave si për shembull orizi.

Ushqim

Profesori nga Fakulteti i shkencave bujqësore dhe ushqimit, Dragi Dimitrievski, nga ana tjetër, konsideron se shteti do të duhet të ndërhyjë më seriozisht për ta zëvendësuar importin aktual, i cili është serioz, me prodhim vendor.

“Konflikti ruso-ukrainas nuk do të luajë ndonjë rol më serioz, por do të ndikojë indirekt në rritjen e çmimeve të produkteve agro-ushqimore. Për momentin nuk ka vend për ndërhyrje më serioze, përveç normalizimit të importit nga Serbia, siç është paralajmëruar, para së gjithash i grurit dhe vajit të lulediellit. Në afat të mesëm dhe afatgjatë do të duhet të bëhen analiza serioze dhe strategji ushqimore, si dhe program për funksionimin e gjithë sistemit në kushte krize”, tha profesor Dimitrievski.

Këto dhe masa të tjera shtesë, të intensifikuara nga presioni i fermerëve, japin shpresë se do të arrihet krijimi i sistemeve të qëndrueshme për prodhimin dhe furnizimin me ushqime në tokën evropiane, u konstatua në debatin për sigurinë ushqimore në kuadrin e krizës aktuale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button