Popullsia e Shqipërisë është tkurrur me 1,3%, sipas INSTAT

Popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2022 rezulton 2.793.592 banorë, duke pësuar një rënie me 1,3%, krahasuar me një vit më parë, raporton EN.

Rol në rënien e numrit të popullsisë ka luajtur emigrimi i mbi 42 mijë banorëve si dhe raporti negativ lindje-vdekje, tregon raporti i fundit i INSTAT. Gjatë vitit 2021 shtesa natyrore e popullsisë (lindje-vdekje) ishte -3.296 banorë, duke shënuar për herë të parë shtesë natyrore negative.

Rënia e numrit të popullsisë është shoqëruar dhe me rritjen e moshës mesatare, e cila rezulton 38,2 vjeç.

Rreth 1/3 e popullsisë totale në vend jeton në Tiranë (32,9%). Dy qytetet e tjera me numrin më të lartë të popullsisë janë Durrësi (10,4%) dhe Fieri (10%).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button