Hixhabi në fokus të fushatës presidenciale franceze

Shamia për gratë myslimane ose hixhabi kanë zënë vend në qendër të fushatës presidenciale franceze, të premten, më 15 prill, në mes të përpjekjeve të kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen për t’i ndaluar ato, në vendin me popullsinë më të madhe myslimane në Evropën Perëndimore, raporton REL.

Si ajo, ashtu edhe rivali i saj Emmanuel Macron, që garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve më 24 prill, u përballën me gra me shami, të cilat pyesnin pse zgjedhjet e tyre të veshjeve duhet të përfshihen në politikë.

Macron nuk do të kishte ndaluar veshjet fetare, por mbikëqyri mbylljen e disa xhamive dhe grupeve islamike.

Shumë myslimanë konsiderojnë që fushata presidenciale ka stigmatizuar padrejtësisht besimin e tyre.

Në një treg në qytetin jugor Pertuis, një grua me mbulesë kaltër-bardh iu afrua Le Penit, ndërkohë që kandidatja për presidente po kalonte pranë tregtarëve të peshkut dhe shitësve për të përshëndetur mbështetësit.

“Çfarë bën shamia në politikë?”, pyeti një grua, raporton AP.

Le Pen mbrojti pozicionin e saj, duke e quajtur shaminë një “uniformë të imponuar me kalimin e kohës nga njerëz që kanë vizion radikal të islamit”.

“Kjo nuk është e vërtetë”, ia ktheu gruaja. “Kam filluar të mbaj shami kur isha grua në moshë… Për mua kjo është shenjë se jam gjyshe”.

Gruaja theksoi se babai i saj kishte shërbyer në ushtrinë franceze për 15 vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button