Tokë, apartamente, objekte dhe letra me vlerë u sekuestruan përkohësisht në rastin “Perandoria”

Prokuroria Themelore Publike në Shkup për dy ditë ka parashtruar gjashtë kërkesa në lidhje me sekuestrimin e pasurisë së përfshirë në lëndën “Perandoria”, transmeton Portalb.mk.

Pasuria e përfshirë në këtë lëndë u kërkua të ngrihet përkohësisht, pasi ishin plotësuar kërkesat sipas prokurorit të lëndës. Në lidhje me ngrirjen e këtyre pronave, janë njoftuar Regjistrimi Qendror dhe Agjencia për kadastër të patundshmërisë.

“Kërkesa vjen si rezultat i dyshimeve të bazuara se pasuria rrjedh nga vepra penale dhe deri në kryerjen e procedurës penale, do të jetë e sekuestruar ose do të pamundësohet shfrytëzimi i saj”, deklarojnë nga Prokuroria.

Në bazë të rezultateve, Prokuroria vlerësoi që kjo pronë ishte bartur deri te personi i tretë me qëllim që të fshehët pronari i vërtetë.

Në bazë të kësaj, me propozim të PTHP dhe vendin të gjyqtarit u vendosur ngrirja e pronës “Divelop Grup” – Shkup që është pronë e Hotel Grandit; 67.5 përqind e “Divelop Grup”-Shkup; 32.5 përqind e investimit aksionar të “Best Vej Investment” – Shkup në “Divelop Grup”-Shkup, pasuri e patundshme e “Biznis Properti Investment”-Shkup në vlerë prej 58 milionë denarë, banesa në me sipërfaqe 720 metra katror dhe garazhe me sipërfaqe 92 metra katror; letra me vlerë të “Eksiko” – Shkup në vlerë prej 21 milionë denarë dhe pasuri e patundshme në Sheshin Maqedonia rreth 566 metra katror në vlerë prej 1.7 milionë euro.

Orce Kamçev, përveç në lëndën “Perandoria”, është i dyshuar edhe në lëndën “Parcelat në Vodno“, për të cilën më 14 mars u burgos. Besohet se Kamçevi planifikoi edhe arratisjen nga vendi dhe se kjo është një nga arsyet pse u kthye në burgun e Shkupit.

I pakënaqur me vendimin e gjykatës, avokati Toni Menkinoski ngriti padi penale kundër gjyqtarit të procedurës paraprake dhe Këshillit penal në gjykatën penale të Shkupit, ndërsa u shkroi edhe ministrave për Punë të Jashtme të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës.

Orce Kamçev përfundoi në paraburgim 30-ditor në 14 mars si një nga të dyshuarit në lëndën “Parcela në Vodno”. Ai apeloi masën e paraburgimit në këshillin penal, por ajo u refuzua.

Në hetimin e “Parcela në Vodno “, përveç Kamçevit, të dyshuar janë edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Sasho Mijalkov, kumbara i Gruevskit, Rusko Novaçevski, nëna e Kamçevit, Ratka Kamçeva. Rasti ka të bëjë me faktin se parcela tërheqëse toke në Vodno ishin blerë me para të anëtarësisë dhe donacionet e partisë për VMRO-DPMNE. Bëhet fjalë për 11.000 metra katrorë tokë dhe shumë prej 1.3 milionë euro. Kohët e fundit, si pjesë e hetimit, prokuroria kontrolloi edhe apartamente që lidhen me Gruevskin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button