RMV, deri në fund të muajit do të jetë i hapur konkursi për digjitalizimin dhe zhvillimin e gjelbër

Zhvillimi i digjitalizimit në sektorin bujqësor-ushqimor është fusha që do të mbështetet nga Fondacioni Evropian i Trajnimit (FET) në Ballkanin Perëndimor, transmeton Portalb.mk.

“Mundësi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM), shoqatat e biznesit dhe grupimet industriale  për t`u lidhur me partnerët në BE për të ndërtuar aftësi për tranzicion digjital dhe të qëndrueshëm në sektorin bujqësor –ushqimor”, raportojnë nga Ministria për Arsim dhe Shkencë.

Konkursi për forcimin e shkathtësive të sektorit bujqësor-ushqimor në Ballkanin Perëndimor në fushën e digjitalizimit dhe zhvillimit të gjelbër do të jetë i hapur deri më 30 prill.

Të drejtën për të konkurruar në këtë Thirrje të dedikuar për Maqedoninë e Veriut janë: NVM inovative për transformim digjital dhe tranzicion të qëndrueshëm në sektorin bujqësor-ushqimor, NVM për ndryshim në inovacion dhe shoqata e grupe industriale për ndërkombëtarizimin e NVM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button