Zjarri i ri në fabrikën “Treska” shuhet shpejt, por do të kenë një ekip kujdestar të zjarrfikësve në terren

Sot në mëngjesi, në hapësirën e ish-fabrikës “Treska”, është shfaqur zjarr i me ç’rast është djegur një ​​magazinë pasi dje u dogj një sallë jashtëzakonisht e madhe. Përveç zjarrfikësve që janë në terren dhe kanë shuar zjarrin, Meta.mk ka theksuar se janë mbyllur edhe rrugët Ruzveltova dhe Vladimir Polezhinoski, për t’u mundësuar zjarrfikësve të punojnë pa probleme dhe të kenë furnizim me ujë, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Nga drejtimi i rrugës Ruzveltova, zjarri është shuar në një magazinë që ndodhet prapa auto sallonit “Dinamiks”. Zjarri u shua për një kohë të shkurtër, por në terren vumë re se lokacioni ende duke tymosur – salla e madhe e “Treskës” që digjej dje. Zjarrfikësit në këtë pjesë të fabrikës po mundohen të vënë nën kontroll situatën.

Në një prononcim për televizionin Telma, komandanti i zjarrfikësve të Shkupit, Zvonko Tomovski, ka thënë se shkak i mundshëm i zjarrit janë shkëndijat nga mbetjet e kabllove dhe drurit që lehtësisht digjen.

Një zjarrfikës në bisedë për Meta.mk ka thënë se hapësirat në fabrikën “Treska” janë të përplot me letra, drunj dhe lëndë të tjera djegëse dhe për këtë mund të ketë ri ndezje. Për të parandaluar ndonjë zjarr të ri në këtë lokacion, një ekip zjarrfikës do të jetë në detyrë në terren këto ditë dhe do të duhet të monitorojë situatën.

Qytetarët e Komunës Qendër të cilët jetojnë në rrugën Hristo Smirnenski, afër fabrikës, shprehin shqetësimin sepse në rast të përhapjes së zjarrit nga sallat në objekte, nuk ka vend që makinat zjarrfikëse të ndërhyjnë nga ana e “Treskës”. Ata tregojnë për përvojën shqetësuese të dhjetorit 2021, kur një apartament me pamje nga sallat mori flakë në një nga ato ndërtesa dhe zjarrfikësit, në vend që të ngisnin makinën, u desh të ngjiteshin në ballkone për ta arritur dhe për të filluar shuarjen e zjarrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button