Stojanovski: Aktorë të ndryshëm mundohen me dezinformata të minojnë demokracinë (VIDEO)

Në konferencën e këtij viti “Disicon- Integriteti i informacionit” të mbajtur në Prishtinë më 13 dhe 14 prill, drejtori për partneritete dhe zhvillimin e resurseve në Fondacionin Metamorfozis, Filip Stojanovski foli për ndërhyrjet e huaja në minimin e demokracisë, si dhe punën e Fondacionit Metamorfozis në luftën kundër dezinformatave, shkruan Portalb.mk. Konferenca u organizua nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI).

Stojanovski pohoi se Integriteti i informacionit dhe integriteti elektoral janë të ndërlidhura me njëra tjetrën dhe se pa gazetari të forte nuk mund të ketë demokraci.

“Fondacioni Metamorfozis ka punuar në këto çështje për disa vite, me qëllimin për të krijuar një mjedis më të mirë për qytetarët, për të ushtruat të drejtat e tyre për një jetë më të mirë. Parakusht për zgjedhje fer në fakt është mundësia e qytetarëve të jenë të informuar dhe të marrin vendime të bazuara në informata të vërteta. E cila është e kundërta e atmosferës së shpërndarjes së dezinformatave apo krijimit të një shoqërie të polarizuar, në të cilat provat objektive nuk janë relevante, por vetëm janë një mjet për manipulime politike ose janë në thelb pjesë e arsenalit për polarizim”, tha Stojanovski.

Konferenca e Integritetit të Informacionit, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Konferenca e Integritetit të Informacionit, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ai theksoi se në të gjithë rajonin mund të shihet se ka aktorë të ndryshëm vendas dhe të huaj, të cilët përpiqen t’i përdorin dezinformatat si një pikë hyrëse për të minuar demokracinë dhe në thelb të minojnë të gjithë sistemin që është zhvilluar që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

“Ajo që kemi si problem në rajon por edhe në mbarë botën lidhet jo vetëm me integritetin zgjedhor por edhe me funksionimin e sistemit aktual, është se forcat e populizmit, forcat e autoritarizmit dhe shumë shpesh forcat që priren drejt diktaturës po përpiqen të minojnë të gjitha themelet e demokracisë. Dezinformimi dhe armët si gjuha e urrejtjes, manipulimi, propaganda politike që po largon vëmendjen e njerëzve nga çështjet aktuale që po prekin jetën e tyre dhe po krijojnë një realitet virtual”, u shpreh Stojanovski.

Sipas tij, edhe pse rajoni ndan shumë ngjashmëri, vendet brenda rajonit kanë edhe dallime lokale ose kombëtare të cilat duhet të merren parasysh, në mënyrë që forcat që përpiqen të mbështesin demokracinë të mund të punojnë vetë dhe veçanërisht së bashku përtej kufijve për t’iu kundërvënë këtyre llojeve të forcave tjera.

“Edhe pse i gjithë rajoni supozohet të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, ka edhe forca në terren që po punojnë shumë për të minuar këtë përpjekje. Kjo është arsyeja pse rajoni ynë është kaq i prekshëm ndaj këtyre ndikimeve dhe ende ka një rrezik më të lartë përshkallëzimi. Nuk e imagjinonim që ajo që ndodhi në Ukrainë do të ndodhte në Evropë, në këtë shekull, por ndodhi. Për të parandaluar që të ndodhë në Ballkan, ndoshta me përmasa jo të njëjta, por me pasoja të ngjashme duhet të investohet shumë më tepër”, tregoi Stojanovski.

Konferenca e Integritetit të Informacionit, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Konferenca e Integritetit të Informacionit, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ai nënvizoi se në Maqedoninë e Veriut u përjetua versionin vendas i Putinizmit, gjegjësisht gjatë periudhës kur Bashkimi Evropian e caktoi si periudhë të kapjes së shtetit.

“Kur një parti politike ose një grup partish politike dhe politikanë të fuqishëm ishin në gjendje të kontrollonin pothuajse të gjitha aspektet e shoqërisë duke i çoroditur në thelb nocionet e demokracisë së zgjedhjeve të lira dhe të llogaridhënies. Duke i kthyer ato në të kundërtën e tyre njësoj si dezinformimi dhe gjuha e urrejtjes që janë në thelb çoroditje ose e kundërta e lirisë së shprehjes. Situata e kapjes së shtetit ku njerëzit kanë iluzionin e zgjedhjes duke marrë pjesë në zgjedhje, por në fakt nuk kanë zgjedhje në rezultatin e zgjedhjeve, kjo është edhe e kundërta e demokracisë”, sqaroi Stojanovski.

Ndër të tjera ai tha se momenti kur ata politikanë u ndjenë të shtypur në qoshe ishte pikërisht rezistenca popullore përmes një proteste pro-demokratike dhe gjatë procesit të articilimit të demokracisë reale jo vetëm përmes protestës, por edhe përmes ndryshimeve sistematike, duke përfshirë reformat e kërkuara nga Bashkimi Evropian dhe komuniteti ndërkombëtar për të për të arritur një nivel të caktuar meritash për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Kishte të paktën dy situata ku një konflikt i armatosur mund të kishte shpërthyer ose ishte ndërtuar për të shpërthyer në vend. Së pari ishte më 9 maj 2015 dhe në atë kohë në Moskë ishte një paradë e ditës së fitores që u bojkotua nga NATO. Fatkeqësisht, personi që mbante postin e presidentit të vendit ishte pjesë e asaj feste dhe nuk mbështeti NATO-n dhe Ukrainën, e cila që atëherë ishte nën agresion. Dhe më 27 prill 2017 kur u tentua të cenohej procesi zgjedhor, të cenoheshin rezultatet e zgjedhjeve dhe të pengohej formimi i koalicionit të një qeverie të përbërë nga parti që së bashku fituan shumicën. Është vërtet e rëndësishme të merret parasysh se zakonisht faza e fundit e autotarizmit apo diktaturës është konflikti, konflikti i armatosur. Ai ose projektohet nga jashtë për të kompensuar problemet brenda vendit, ose nëse nuk e projektojnë dot nga jashtë, e projektojnë përbrenda përmes një forme lufte civile ose siç e quanin në 2017 “luftë e pistë” si në vitin 2017 ku në Argjentinë regjimi u kthye kundër popullit të tij”, tregoi Stojanovski.

Filip Stojanovski, foto: Portalb.mk
Filip Stojanovski, foto: Portalb.mk

Nga ana tjetër ai tregoi punën që Fondacioni Metamorfozis bën kundër dezinformatave

Fondacioni Metamorfozis është pjesë e disa nismave të cilat janë pjesë e përpjekjejeve të vazhdueshme kundër dezinformimit, i cili përfshin si organizata të shoqërisë civile ashtu edhe organizata të pavarura mediatike. Për momentin jemi të përfshirë në dy aktivitete të mëdha, i pari bazohet në vend, dhe i dyti është i bazuar në rajon.

“Për shkak të rritjes së dezinformatave në sferën politike në mbarë botën që lidhet me ngritjen e populizmit, ne patëm një përgjigje edhe nga shoqëria civile dhe organizatat mediatike të cilat filluan të punojnë për verifikimin e fakteve politike, domethënë shqyrtimin e deklaratave të politikanëve, partive politike dhe premtimet elektorale dhe e gjithë kjo ndodhi rreth viteve 2010-11. Sidoqoftë, verifikuesit e fakteve, përfshirë Metamorphosis, i cili drejton një shërbim të kontrollit të fakteve të quajtur “Vërtetmatës” që nga viti 2011, kuptuan se nevojitet më shumë. Faktori që ndikon në dezinformatat e sferës mediatike nuk janë vetëm politikanët, por vetë mediat dhe rrjetet sociale – njerëzit që përdorin rrjetet sociale. Kjo është arsyeja pse ne filluam zhvillimin e një metodologjie të verifikimit të fakteve që nga viti 2012 për përmbajtjen mediatike e cila bazohet në kodin e gazetarisë dhe gjithashtu që nga viti 2020 iu bashkuam partneritetit të palëve të treta që ofrohet nga facebook, i cili po shqyrton dezinformatat virale”, sqaroi Stojanovski.

Aspekti tjetër i metodologjisë në këtë drejtim siç tha ai është rrjetëzimi i organizatave që luftojnë dezinformatat.

“Nuk mund të theksoj mjaftueshëm se sa e rëndësishme janë këto organizata që punojnë kundër dezinformimit të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Kjo është arsyeja pse me këtë iniciativë të fundit, ne jemi partnerë me organizata nga Kosova, Shqipëria Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi. Për të punuar së bashku për këto çështje. Duke pasur parasysh se situata mund të jetë e ndryshme në çdo vend, ne mbështetemi në përvojën dhe gjykimin e çdo organizate partnere brenda vendeve. Nevojitet shumë më tepër përpjekje për t’iu kundërvënë tendencave që janë të pranishme në të gjitha këto shoqëri”, tha ndër të tjera Stojanovski.

Konferenca e Integritetit të Informacionit, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Konferenca e Integritetit të Informacionit, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Sipas një hulumtimi të Metamorphosis në Maqedoninë e Veriut me popullatën lokale, me një mostër përfaqësuese, Stojanovski sqaroi se sipas rezultateve janë të vetëdijshëm për problemin e dezinformimit.

“Mbi 90% e të anketuarve thanë se dezinformimi është një problem në vendin tonë dhe mbi 83% thanë se presin që autoritetet të bëjnë diçka për të, përfshirë ndryshimet legjislative, që është një lëvizje e madhe në ndërgjegjësimin e përgjithshëm të publikut të gjerë, por edhe paralajmëruese për palët e interesit që duhet të ndërmarrin veprime”, tha Stojanovski.

Në luftën e dezinormatave sipas Stojanovskit është e rëndësishme të bashkohen edhe sektorë të tjerë të shoqërisë, në veçanti akademia. Element tjetër i rëndësishëm sipas tij në luftën kundër dezinformatave është shkrim-leximi mediatik dhe arsimimi dixhital.

“Ne zhvilluam një program tre vjeçar si kjo “Cri Think”. Është thelbësore që arsimimi mediatik të bëhet pjesë integrale e procesit arsimor që nga dita e parë, që në moshë të hershme. Kërkon rishikim masiv të kurikulës por edhe trajnim të mësuesve”, nënvizoi Stojanovski.

Hapi i parë sipas tij në këtë drejtim do të ishte që gazetarët të kthehen në kontrollues të fakteve dhe më pas ata të mund ta ofrojnë këtë shërbim siç duhet, pasi siç tha është shumë ambicioze që të gjithë qytetarët të kthehen në kontrollues faktesh.

“Kontrolluesit e fakteve duhet të punojnë shumë më shpejt se gazetarët investigativë, të cilëve u duhen ndonjëherë muaj, vite për të zbuluar të gjitha dezinformatat, nëse nuk adresoni menjëherë dezinformimin, ai veç se ka bërë dëm, prandaj transparenca e institucioneve qeveritare është thelbësore, rritja e transparencës do të thotë më pak vend për dezinformata”, tregoi Stojanovski.

Konferenca e Integritetit të Informacionit, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Konferenca e Integritetit të Informacionit, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ai foli edhe për dhunën e grave në politikë, duke e cilësuar si problem shumë të madh në vend.

“Metamorphosis është themelues i tre mediave, Vërtetëmatësit- verifikimi i fakteve, portalit të lajmeve në shqip Portalb dhe agjencisë së lajmeve Meta. Në të gjitha këto media kemi gazetarë që janë përballur me mizogjininë si mjet ndaj tyre si gazetarë, nuk janë vetëm politikanët edhe pse ata më shpesh janë në front. Do të theksoja gjithashtu rrezikun e grave gazetare, të cilat janë në ballë të kësaj gjuhe të urrejtjes dhe të këtyre formave të tjera”, theksoi Stojanovski.

Ndër të tjera ai përmendi edhe shembullin e sulmit të ministres së vendit të Mbrojtjes dhe sulmet me bazë gjinore që ju bënë asaj së fundmi kur ajo shprehi solidaritetin dhe mbështetjen e Ukrainës kundër agresionit rus, dhe siç tha ai kjo nuk do kishte

Ndër të tjera ai përmendi edhe shembullin e sulmit të ministres së vendit të Mbrojtjes dhe sulmet me bazë gjinore që ju bënë asaj së fundmi kur ajo shprehi solidaritetin dhe mbështetjen e Ukrainës kundër agresionit rus, dhe siç tha ai kjo nuk do kishte ndodhur nëse ministri do të ishte burrë.

Ndryshe, Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) mblodhi së bashku ekspertë nga Ballkani, Evropa dhe SHBA-të nga media teknologjike dhe gazetarina, si dhe përfaqësues nga partitë politike dhe shoqëria civile, për të diskutuar mbi nevojën për integritet të informacionit. Nën temën gjithëpërfshirëse “Roli i integritetit të informacionit në mbrojtjen e demokracisë”, ky DISICON i tretë ofroi njohuri se si dezinformatat kërcënonjnë proceset demokratike dhe cenueshmërinë e të rinjve ndaj këtij fenomeni. Ai do të përfshiu rolin e ndërhyrjes së huaj në zvogëlimin e integritetit të informacionit. Ngjarja dyditore do përfshiu prezantime, panele tematike dhe punëtori me partnerë, të rinj dhe gazetarë të NDI në Kosovë, si dhe partnerë ndërkombëtarë.

Diskutimin e drejtorit për partneritete dhe zhvillimin e resurseve në Fondacionin Metamorfozis, Filip Stojanovskit mund ta ndiqni në videon më poshtë duke filluar nga minuta 16:30 deri në 01:09:30, ose duke klikuar KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button