Angellov: Këtë vit për herë të parë do të kemi helikopter me pajisje për shuarjen e zjarreve

Këtë vit për herë të parë do të kemi helikopter të MPB-së i cili tashmë i ka pajisjet e nevojshme për shuarjen e zjarreve dhe në zhvillim e sipër është trajnimi i stafit fluturues, tha sot drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov, transmeton Portalb.mk.

“Duke pasur parasysh se edhe këtë verë nuk ka shumëshira, presim përsëri të ketë zjarre, shpresoj jo në masën e vitit të kaluar, por kryetarët e komunave duhet të jenë të përgatitur që ta përballojnë vetë, të paktën me goditjen fillestare kur paraqitet zjarri, menjëherë të kërkojnë mbështetje nga komunat fqinje, ndërsa nëse edhe më tej nuk kjo nuk është e mjaftueshme do të kërkojnë nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim”, tha Angellov.

Siç theksoi ai, në dispozicion do të jenë disa helikopterë të Ministrisë së Mbrojtjes, gjegjësisht të Ushtrisë.

“Në atë mënyrë do të jemi një avion më shumë. Unë jam optimist, sipas asaj që ka treguar drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti, se të tre aeroplanët do të vihen në funksion këtë verë”, tha Angellov.

Ndryshe, zjarret që përfshinë vendin vitin e kaluar shkaktuan një katastrofë të fondit pyjor dhe për pyllëzimin e zonave të shkatërruara do të duhen të paktën dy vjet.

Deri në fund të gushtit të vitit të kaluar, është djegur sipërfaqe prej 9.907 hektarë në rreth 150 zjarre, gjatë të cilave është konstatuar se është djegur madje 448.087 metra kub masë druri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button