CIA: Nuk mund të trajtohet “me lehtësi” kërcënimi rus për armët bërthamore

Shefi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në Shtetet e Bashkuara, William Burns ka thënë se kërcënimi i Rusisë se potencialisht mund të përdorë armë bërthamore në Ukrainë, nuk mund të merret me lehtësi, mirëpo agjencia nuk ka parë shumë të dhëna që përforcojnë këtë shqetësim, transmeton REL.

“Duke marrë parasysh dëshpërimin potencial të presidentit (rus, Vladimir) Putin dhe udhëheqësisë ruse, duke marrë parasysh zmbrapsjet që i kanë përjetuar, askush prej nesh nuk mund ta trajtojë me lehtësi kërcënimin që vjen nga mundësia e përdorimit të armëve bërthamore”, ka thënë Burns gjatë një fjalimi më 14 prill.

Burns ka folur për “dëshpërimin potencial” dhe zmbrapsjet të cilat i ka përjetuar Putini, forcat e të cilit janë përballur me humbje të mëdha dhe janë detyruar të largohen nga disa pjesë në veri të Ukrainës, pasi kanë dështuar që të marrin kontrollin e Kievit.

Kremlini ka thënë se e ka vënë forcën bërthamore në gatishmëri të lartë, pasi ka nisur sulmin e paprovokuar ndaj Ukrainës më 24 shkurt.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button