RMV, Sali: Mund të konsiderojmë se jemi komb i imunizuar

Kuadri shëndetësor dhe të punësuarit në Klinikën për anestezion, reanimacion dhe mjekim intensiv profesionalisht kanë vepruar në rastin me sportistin që ndërroi jetë Denis Tot, deklaroi sonte ministri i Shëndetësisë Bekim Sali në prononcim për TV21, me ç’rast shtoi se nuk është vërejtur ndonjë mungesë në ofrimin e ndihmës s parë dhe të gjithë procedurat të cilat janë të nevojshme për një rast të tillë, njofton Portalb.

“Rasti ishte fatkeq. E di se një sportist i ri ndërroi jetë si rezultat i dhunës. Megjithatë në pjesën e profesionalizmit mendoj se asnjëri nga ekipi i Ndihmës urgjente, ndërsa as kolegët nga KARMI nuk kanë pasur ndonjë lëshim profesional. Mbetet edhe mjekësira gjyqësore të japë raport dhe këtu do ta fitojmë fotografinë e plotë. Janë bërë tomografë kompjuterik sa kanë qenë të nevojshëm, në kohë pa ndonjë hollësi i cili neve na çon deri në ndonjë lëshim të mundshëm gjatë procedurës”, tha ministri Sali.

Njëherit, ai në intervistën e sontme foli edhe për procesin e vaksinimit në shtet, me ç’rast theksoi se fushata e paradokohshme me ekipet mobile ka qenë pozitive, por jo e kënaqshme.

“Aktivitet të fundit për vaksinat kishim ekipet mobile i cili qëndroi në 14 lokacione. Deri në atë moment kishim 1500 deri në 2000 të vaksinuar në ditë, gjegjësisht me atë fushatë arritëm deri në 3500 në javë. Konsideroj se fushata e përfundoi punën e saj, kishte jehonë pozitive nga qytetarët, jo të kënaqshëm, megjithatë pozitiv. Për fat të keq ne si shtet jemi të furnizuar në bazë të projeksioneve tona për atë shifër prej 70 për qind të vaksinuar të cilën e kishim si qëllim për mbrojtjen e qytetarëve tanë. Zyrtarisht janë të vaksinuar 46 për qind e popullatës.  Analiza serologjike të cilën e realizuam tregoi se qytetarët tanë 75 për qind janë të imunizuar përmes rrugës natyrale me lëngimin e Kovid-19, që na jep komoditet se mund të konsiderohemi për komb të imunizuar”, tha Sali.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button