Prishtinë, përfundoi konferenca “Disicon”, pjesëmarrës ishte edhe Fondacioni Metamorfozis

Instituti Kombëtar Demokratik mblodhi së bashku ekspertë nga Ballkani, Evropa dhe SHBA-të  nga media teknologjike dhe gazetaria, si dhe përfaqësues nga partitë politike dhe shoqëria civile, për të diskutuar mbi nevojën për integritet të informacionit. Nën temën gjithëpërfshirëse “Roli i integritetit të informacionit në mbrojtjen e demokracisë”, ky “Disicon” i tretë ofroi  njohuri se si dezinformatat kërcënojnë proceset demokratike dhe cënueshmërinë e të rinjve ndaj këtij fenomeni. Pjesëmarrës ishte edhe Fondacioni Metamorfozis, transmeton Portalb.mk.

Konferenca ofroi një platformë për diskutim në lidhje me dezinformimin dhe ndikimin e huaj në zvogëlimin e demokracisë dhe se si zgjidhjet teknologjike mund të ndihmojnë në luftimin e saj. Konferenca gjithashtu shqyrtoi konsumin e informacionit dhe sjelljen në internet nga të rinjtë dhe si t’i fuqizojë ata në luftën kundër dezinformimit. Kjo konferencë dyditore përfshiu prezantime, panele diskutimi dhe punëtori me partnerë, të rinj dhe gazetarë të NDI në Kosovë.

Nën temën  “Ndërhyrja e huaj: minimi demokracisë”, drejtori për partneritete dhe zhvillimin e resurseve në Fondacionin Metamorfozis, Filip Stojanovski prezantoi të dhënat dhe gjetjet kryesore mbi fushat e huaja deziformuese dhe përhapjen e tyre në hapësirën mediatike dhe informative në Ballkan. Ky prezantim u fokusua në ndikimin e ndërhyrjes së huaj në proceset zgjedhore dhe në rezultatet e zgjedhjeve.

Konferenca "Roli i integritetit të informacionit në mbrojtjen e demokracisë", foto: NDI Kosova
Konferenca “Roli i integritetit të informacionit në mbrojtjen e demokracisë”, foto: NDI Kosova

Ndryshe, në dytën e dytë të konferencës folën Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly;  Christiane Amanpour, Kryekorrespondente Ndërkombëtare e CNN; Glenn Kessler, redaktor i The Fact Checker, Washington Post; Tijana Cvjetiçanin, Bashkëthemeluese e platformave të kontrollit të fakteve Istinomer dhe Raskrinkavanje në Bosnje dhe Hercegovinë dhe të tjerë.

Ndër të tjera pjesëmarrësit patën mundësi të parashtrojnë pyetje për dezinofrmatat dhe dhanë mendimet e tyre se si mund të kontribuohet në një mjedis më të shëndoshë gazetaresk.

Konferenca përfundoi me fjalë mbyllëse nga Barrie Lynne Freeman, zëvendëspërfaqësuese Speciale e Sekretarit Gjeneral, UNMIK, UN, në Kosovë dhe Ambasadorja Nancy Soderberg, Drejtore e Lartë Rezidente, NDI Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button