Macron tregoi pse nuk do ta përdorë termin “gjenocid” për rastin e Ukrainës

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka refuzuar ta përdorë termin “gjenocid” për të bëmat e rusëve në Ukrainë.

Kjo, sepse sipas Macronit, rusët dhe ukrainasit janë “vëllezër”, teksa shtoi se përdorimi i termit “gjenocid” do të përbente një përshkallëzim verbal dhe do të ndërlikonte përpjekjet për t’i dhënë fund luftës.

“Fjalët e kanë një domethënie dhe duhet të jemi të kujdesshëm sepse roli im është që të ndihmoj për të sjellë paqe ose të paktën të ndalet kjo luftë”, ka thënë Macron në një intervistë për radion France Blue, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, udhëheqësit botërorë kanë marrë qasje të ndryshme se sa ashpër do ta dënojnë pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Kurse, në fillim të kësaj jave, presidenti i ShBA-së, Joe Biden, veprimet e Rusisë i përshkroi si “gjenocid”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button