Banka Qendrore Evropiane: Lufta po ndikon në ekonominë e eurozonës

Pushtimi rus i Ukrainës po ndikon rëndë në ekonominë e eurozonës, thotë shefja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, raporton ABC.

Në një konferencë për shtyp, Lagarde tha se kriza ka shkaktuar rritje të kostove të energjisë, ndërprerje të zinxhirit të furnizimit dhe besim më të dobët të konsumatorëve.

“Kriza ka rritur ndjeshëm pasigurinë,” tha ajo, raporton BBC.

“Ndikimi i luftës në ekonomi do të varet nga mënyra se si evoluon konflikti, nga efekti i sanksioneve aktuale dhe nga masat e mundshme të mëtejshme”, shtoi Lagarde.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button