Ishte dënuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, u arrestua 30 vjeçari nga Shkupi

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arritur të arrestojë sot 30 vjeçarin nga Shkupi, i cili kërkohej për vuajtjen e dënimit me tre vjet burg, transmeton Portalb.mk.

“Në Shkup, nëpunës policorë të Ekipit Operativ për Kërkime-Çair pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria I.R. (30) nga Shkupi. Ai është kërkuar me urdhërarrest nacional në bazë të urdhrit të Gjykatës Penale Themelore Shkup për vuajtjen e dënimit me burg prej tre vjetëve”, deklarojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Në bazë të nenit 353 nga Kodi Penal, ai ishte dënuar për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button